Gjilani pranon donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor

March 15, 2022
1 minut lexim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ka pranuar të martën një donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor, nga Rotary Klub Gjilani, i cili e kap vlerën e afro 2300 dollarësh.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, ka shprehur falënderim për Rotary Klub Gjilani për këtë donacion për stafin shëndetësor, duke shfaqur shpresën e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Arbenita Hajdari, ka thënë se donacionet e tilla janë të mirëseardhura sidomos tani kur janë rritur nevojat për material të punës.

Ajo tha se ky donacion përfiton edhe stafi shëndetësor për një punë më të lehtë, sikurse edhe pacientët për shërbime sa më të mira.

Ndërkaq, kryetari i Rotary Klub Gjilani, Fatmir Latifaj, theksoi se me këtë donacion janë siguruar paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësorë dhe materiale tjera ndihmëse që përmban produkte si: maska kirurgjikale për fytyrën (3 palëshe), maska FFP2 – K95, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe, puls oksimeter si dhe shtroja për pacient një përdorimesh.

Falënderim për këtë donacion në kohë pandemie për Rotarianët ka shprehur edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Aurorë Osmani Buca.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kriza ekonomike! Qeveria kërkon nga funksionarët të kursejnë

Story i radhës

Eurodeputetët i bëjnë “gjyqin” Dodikut, i kërkojnë të ndërpresë lidhjet me Kremlinin

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë