Gjilani mbetet më i varfër pa një profesionist dhe humanist

April 20, 2022
min lexim

I befasishëm, i dhimbshëm dhe tronditës ishte për mua kumti për vdekjen, shuarjen e Doktor Shevqet R. Mehmet! E kam njohur që kur ishim nxënës në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Ishte gjithnjë nxënës i shkëlqyeshëm. I pasionuar pas shkencës, pas leximit. Me Doktor Shevqetin mund të bisedoje për secilën fushë të dijes, të kulturës dhe të artit. Si i tillë Doktor Shevqeti arriti të kishte një bibliotekë prej rreth dymbëdhjetë mijë librash, llojesh e sferash të ndryshme, po ashtu në gjuhë të ndryshme. Me pasionin e tij prej koleksionari Doktor Shevqeti, grumbulloi, voli, sistemoi, renditi një mori eksponatesh muzeale dhe, hapi njërin nga muzetë unikë të vlerave historike, etnografike, fotografike të mënyrës së të jetuarit në Gjilan, në trevën e Gjilanit dhe, më tej në Kosovë, rajon e më gjerë… Muzeun e tij, në hapësirën e oborrit të shtëpisë, e konsideronte si një pasuri të çmuar për qytetin e Gjilanit, për kulturën materiale dhe shpirtërore të këtij mjedisi urban. Me doktor Shevqetin mund të shkëmbeje pa pritesh për çfarëdo teme, ngaqë diapazoni i tij intelektual ishte i gjerë, i shumë-anshëm dhe jo imponues me çdo kusht. Komunikonte rrjedhshëm me gjuhët e mjedisit tonë etnik, gjithnjë si një intelektual me kulturë të formësuar, reflektues përmasash universale… Në profesionin e tij të Urologjisë u ngrit në lartësitë e kësaj sfere si pak kush dhe, dha ndihmën e tij profesionale pa asnjë kursim, madje shpesh shërbeu, mjekoi falas pacientë të shumtë… Doktor Shevqeti e deshi vendlindjen e tij Gjilanin dhe fshatrat përreth, duke lënë shënime të shkruara, përshkrime, mbresa, veçanti për relievin, për mendësinë shoqërore, për gojëdhënat… Gjatë studimeve për ngritjen e tij profesionale-shkencore, la mbresa të një studiuesi të përkushtuar, qoftë në Universitetin e Zagrebit, qoftë në studimet e tija specializuese në ish Bashkimin Sovjetik… Ishte shumë i lidhur me babain e tij, bacën Ramush, i cili me thonj, në kushte skamjeje e kishte shkolluar, duke e ndarë edhe kafshatën e gojës. Ndoshta, madje padyshim, do të jetë e vërtetë, se pikërisht dashuria ndaj prindit e detyroi t`i largohej karrierës, që të arrinte në shkallën e ligjëruesit në Universitetin e Zagrebit në Republikën e Kroacisë; si njëri nga universitetet më me traditë në Evropën Juglindore. Personalisht ndjehem i pikëlluar, sikurse tërë ata që e kanë njohur, nderuar e respektuar këtë njeri, këtë profesionist me kompetencë, këtë humanist të mirëfilltë! Gjilani do të mbetet i varfër pa një mik, sikurse ishte dhe mbeti shëmbëlltyrë në breza Doktor Shefqet Ramush Mehmet! Pastë dritë të përhershme shëmbëlltyra e tij!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opinion: Mbrojtja e klimës dhe siguria kombëtare lidhen me njëra tjetrën

Story i radhës

Viktimizimi i ushtarëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë