Gjilani dhe Trepça ’89, në epërsi! Baras në Klinë mes Dukagjinit dhe Prishtinës 

1 minut lexim

Ndeshja interesante në Klinë, Mitrovicë dhe në Gjilan!

Prishtina po luan baras (1:1 me Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Në minutën e 23-të, Endrit Krasniqi, befason me gol duke shënuar nga goditja e dënimit.

Ahmed Januzi nga penalltia në minutën e 40-të të ndeshjes ka barazhuar shifrat ndaj Prishtinës.

 Trepça ’89 e Mitrovicës i jep leksion Dritës së Gjilanit, të paktën në 45 minutat e parë. 

Mba  shënoi për tre minuta dy gola  përkatësisht në minutën e 36-të dhe 38-të.

Mbi 2 mijë shkues janë të pranishëm në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Gjilani avancon me 1:0 ndaj Ferizajt. Mevlan Zeka shënon me kokë pikërisht në minutën e 24-të.
Kjo është java e parë e elitës së futbollit të Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Gjermania prezanton masa të reja për kursimin e energjisë

Story i radhës

Analistët në SHBA: Rusia po përgatitet për të zgjatur luftën me Ukrainën

Të fundit nga