Galatasaray kanë shfaqur interesim serioz për Dries Mertens.
Mertens është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Napolin.
Është ekipi turk që kanë shfaqur interesim për belgun.
Ndërsa sipas Fabrizio Romanos, ata tashmë kanë bërë ofertën e tyre zyrtare.
4 milionë euro paga neto për sezon plus shtesa, marrëveshje e re që do të aktivizohet në rast se Galatasaray do të kualifikohet në UCL 2023/24.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të pranojë ofertën nga ekipi turk.