9 sekrete të thjeshta për të kursyer para në mënyrë efektive!

Ka shumë këshilla të dobishme se si të kurseni para. Për shembull, ju mund të filloni duke ndryshuar disa nga zakonet tuaja rutinë dhe të kurseni kështu jo vetëm para, por edhe kohë.

Më poshtë gjeni disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të siguruar stabilitet financiar sa më shumë që të mundeni.

1. Shmangni kafen përpara se të bëni blerje

Një studim tregon se kafeina ndikon në sa shpenzoni dhe sa artikuj do të blini. Gjatë eksperimentit, njerëzit që pinin një filxhan kafe shpenzuan 50% më shumë para dhe blenë rreth 30% më shumë artikuj sesa ata që kishin pirë ujë apo diçka tjetër.

2. Planifikoni të bëni pazar menjëherë pasi të keni ngrënë

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nëse blini kur jeni të uritur, gjithçka do t’ju duket shumë tërheqëse, kështu që ka një shans më të madh që të blini diçka që nuk do t’ju nevojitet. Bëjeni zakon të bëni blerje me stomakun plot.

3. Lini mënjanë dhe fshihni një shumë të vogël parash

Shumë njerëz përdorin zarfe për këtë qëllim. Por nëse preferoni një kasafortë të mbyllur ose një arkë kursimi, përdorni ato në vend të tyre. Gjëja kryesore këtu është të ruani paratë larg syve dhe të mos mendoni për to. Ju mund të filloni me shuma shumë të vogla parash, si 100 ose 200 lekë në javë.

Javën tjetër shtoni pak më shumë e kështu me radhë deri në fund të vitit. Në këtë mënyrë do të keni ca lekë mënjanë për festa apo një rast tjetër – para që do t’ju duken si një burim i ri të ardhurash.

4. Paguani me para në dorë kur jeni duke bërë pazar

Psikologjikisht, është shumë më e lehtë për ne që thjesht të rrëshqasim një kartë sesa të paguajmë me para në dorë. Puna është se kur i hedhim një sy parave tona, ne jemi më të vetëdijshëm për vlerën e tyre dhe marrim një ndikim më të madh psikologjik nga blerja me to.

5. Shpenzoni para vetëm në ditë të caktuara të javës

Thjesht zgjidhni ditën më të rehatshme të javës dhe bëni pazar vetëm atë ditë. Jepini vetes disa kufizime gjithashtu, në mënyrë që të mos i shpenzoni të gjitha paratë tuaja brenda një dite të vetme. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë shpenzimet dhe do të kurseni shumë para në të ardhmen.

6. Vendosni pak bukë në frigorifer

Buka që blini në një dyqan qëndron e freskët deri në 12 ditë. Dhe kjo ndodh vetëm nëse e mbani të mbyllur fort në frigorifer. Buka e bërë në shtëpi, mbetet e freskët vetëm 5-8 ditë kur ruhet në të njëjtën mënyrë. Pra, nëse shihni se nuk do të mund ta hani brenda atij afati, mbylleni veçmas dhe vendoseni në frigorifer.

7. Pini më shumë ujë që të ndiheni më të ngopur

Pirja e ujit para ose gjatë vakteve vërtet ju bën të ndiheni më të ngopur. Pra, nëse doni jo vetëm të kurseni disa para në ushqim, por edhe të humbni peshë, një gotë e madhe me ujë është zgjidhja.

8. Bëni një shenjë që ju kujton se sa keni shpenzuar për ushqimin e porositur

Përpiquni të llogarisni sa shpenzoni për të porositur. Shumën e gjetur vendoseni në një vend që mund ta shihni lehtësisht, në mënyrë që t’ju kujtohet sa shpenzoni sa herë ta shihni.

9. Përdorni gjithçka që keni përpara blerjes së radhës

Thjesht bëni një rregull për veten tuaj që të mos blini më produkte ushqimore nëse keni ende gjëra të freskëta në frigorifer. Planifikoni çdo vakt dhe gatuani gjithçka deri në datën e ardhshme të blerjes.

Ndarja e ushqimeve të ndryshme gjatë bisedës dhe qëndrimit së bashku padyshim që do t’ju gëzojë dhe do t’i largojë të gjitha dëshpërimet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjiganti turk me ofertë zyrtare për Mertens

Story i radhës

Lufthansa rrit pagat për personelin në aeroporte, shmanget greva

Të fundit nga