Gjiganti Tajvanez i prodhimit të çipeve TSMC i jep një goditje ambicieve Amerikane në teknologji

July 24, 2023
1 minut lexim

Gjiganti Tajvanez i prodhimit të çipeve TSMC ka vendosur të shtyjë nisjen e prodhimit në fabrikën e saj të re në Arizona të Shteteve të Bashkuara duke i dhënë një goditje ambicieve teknologjike të administratës Biden.

Firma tha se prodhimi i çipeve nuk do të fillojë vitin e ardhshëm për shkak se mungon një fuqi punëtore e aftë.

Shtëpia e Bardhës ka përgatitur një plan për të sjellë sa më shumë prodhim çipesh në SHBA. Lajmi vjen ndërsa lufta tregtare për teknologjinë mes Uashingtonit dhe Pekinit është intensifikuar.

Ditën e Enjte ekzekutivi i TSMC Mark Liu tha se prodhimi i çipeve të avancuara në fabrikën e Arizona nuk do të fillojë përpara 2025.

Fabrika e cila ka qenë në ndërtim që prej Prillit 2021 po përballet me një mungesë fuqie punëtore të specializuar në instalimin e pajisjeve.

Kompania kishte trefishuar investimin në 40 miliardë dollarë, një prej investimeve më të mëdha të huaja në histori të SHBA. Asokohe Liu kishte thënë se fabrika do të ishte operacionale brenda 2024 ndërsa një fabrikë e dytë do të hynte në operim në 2026.

SHBA aktualisht prodhon 10 përqind të çipeve në mbarë botën ndërsa në 1990 40 përqind e tyre prodhoheshin në këtë vend. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këtë javë në Istanbul do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes

Story i radhës

Greta Thunberg gjobitet për mos-bindje të urdhrit të policisë në një protestë klimatike në Malmo

Të fundit nga

ShkoLartë