E ardhmja e anësorit të krahut të djathtë Achraf Hakimi mund të jetë në kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligën.
Sipas “The Athletic”, Chelsea po monitoron situatën e marokenit në Paris Saint-Germain pasi ai nuk është i kënaqur me minutazhën e tij gjatë sezonit që sapo ka përfunduar.
Londinezër ishin të interesuar për mbrojtësin maroken edhe verën e kaluar, por ai vendosi që nga Interi të transferohej në PSG për 70 milionë euro.
Në sezonin 2020/21, Hakimi ishte njëri nga lojtarët kryesor të Interit të Antonio Contes ku edhe e fitoi titullin kampion me zikaltërit.