Operatorët lider të telekomunikacionit në Europë Deutsche Telekom, Orange, Telefonica dhe Vodafone Group bashkuan forca me kompaninë e teknologjisë Matsuko në një program pilot për ti bërë telefonatat holografike po aq të thjeshta sikur të jeni duke bërë një thirrje të zakonshme dhe kjo mund të arrihet me teknologjinë 5G dhe teknologji të fundit.
Operatorët thanë se programi ishte dizajnuar për tu mundësuar konsumatorëve që të komunikojnë përmes hologrameve. Ky proces do të jetë aq i lehtë njëlloj sikur të ishit duke bërë një thirrje të zakonshme.
Operatorët dhe kompania teknologjike Matsuko shpjeguan se janë duke zhvilluar një platformë për kombinuar realitetin virtual dhe të vërtetë përmes një lidhjeje celulare duke përdorur kamerën e një smartfoni për të gjeneruar video 2D.
Më pas kjo video konvertohet në holograme 3D në cloud dhe transmetohet tek përdoruesit në një ambient AR, VR ose MR.
5G-ja po bën të mundur kapërcimin e pengesave
Kompanitë thanë se testimi i platformës ishte i mundur përmes 5G-së dhe shpejtësisë të lartë të transferimit të të dhënave me vonesa shumë të ulëta të cilat arritën të prodhonin imazhe 3D reale që deri më sot ka qenë e pamundur.
Hologramet krijohen duke përdorur kamerat selfie për të kapur dhe transmetuar imazhe holografike në kohë reale përpara përpunimit të imazhit në makineri të avancuara në cloud. Më pas dërgohet tek përdoruesit virtualisht përmes syzeve AR dhe VR.
Me testimet tashmë të përfunduara, kompanitë do të punojnë për përmirësimin e teknologjisë që e mundëson atë, avancimin e saj dhe pse jo deri tek krijimi i eventeve të plota përmes hologrameve.
COO i Vodafone Alex Froment-Curtil tha se metaverse sjell një dimension të ri konektiviteti duke zhvendosur komunikimin holografik nga fantashkenca në realitetet. /PCWorld Albanian