Gjigandi norvegjez i naftës “Equinor ASA” ndalon investimet në Rusi

February 28, 2022
1 minut lexim

Gjigandi norvegjez i naftës “Equinor ASA”, ka bërë të ditur sot, se ka vendosur të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe të largohet nga sipërmarrjet e saj të përbashkëta në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Grupi energjetik me bazë në Norvegji ka qenë në Rusi për më shumë se 30 vjet, ku kishin bërë një marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë ruse të naftës dhe gazit të kontrolluar nga shteti Rosneft në vitin 2012, shkruan Associated Press.

Drejtorit i gjigandit të naftës “Equinor ASA”, Anders Opedal ka thënë se kompania ishte e shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës, dhe se investimet në këtë shtet paraqesin një pengesë të tmerrshme për botën dhe ukrainasit po vuajnë për shkak të aksionit ushtarak.

Ai ndër të tjera shtoi se e konsideron pozicionin e kompanisë si të paqëndrueshëm dhe shtoi se kompania po largohej në një mënyrë që është në përputhje me vlerat e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Keqdashësit e jetës shkaktarë të luftrave globale berthamore!

Story i radhës

Ekspertët zbulojnë se si të pastroni kokën e dushit shpejt dhe thjeshtë

Të fundit nga

ShkoLartë