Superjahti 63 milionë funte Axiom është nxjerrë në ankand pasi Britania e Madhe, BE dhe SHBA sanksionuan pronarin e saj, oligarkun rus Dmitry Pumpyansky.
Në mars, jahti u sekuestrua nga autoritetet britanike në Gjibraltar pasi banka amerikane JP Morgan njoftoi se pronari i jahtit, Pumpyanski, nuk kishte paguar një kredi prej 17 milionë funte, raporton BBC.
Anija 72.5 metra e gjatë do të del në ankand në Gjykatën e Admiralitetit të Territorit të Jashtëm Bithan të martën dhe besohet të jetë anija e parë luksoze e konfiskuar që shitet në ankand që nga vendosja e sanksioneve ndaj rusëve të pasur me ndikim për luftën në Ukrainë.
Jahti ka gjashtë kabina dyshe me hapësirë shtesë për 20 anëtarë të ekuipazhit, pishinë, xhakuzi, banjë, kinema 3D, ski jet dhe pajisje zhytjeje.
Besohet se anija do të shitet për më pak se vlera e parashikuar, duke pasur parasysh se do të jetë në ofertë vetëm për një ditë, dhe paratë nga shitja do të transferohen në llogarinë bankare të JP Morgan.
Pumpjanski, pasuria personale e të cilit vlerësohet në 1.84 miliardë funte, është pronar dhe president i kompanisë OAO TMK për prodhimin e tubave të çelikut që furnizon Gazprom-in.