‘Gjeta fatin e jetës’, Sarah & Dj Pm zbulojnë si ka ndryshuar jeta e tyre pas BBVIP

min lexim

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj Pm ishin të ftuar këtë të shtunë në ‘Më lër të flas për të rrëfyer për jetën e tyre të re pas daljes nga BB VIP, si edhe palnet që kanë në të ardhmen e afërt.

Pasi dolën nga shtëpia e famshme, Sara dhe PM qëndruan larg vëmendjes për ta shijuar në privatësi romancën e tyre. Megjithatë, ata vendosën të ndajnë më shumë nga raporti i tyre në intervistën e parë si çift.

Në një bisedë me vëllezërit Veshaj në ‘Më lër të flas, Sara dhe PM treguan se pas eksperiencës në “BBVIP”, jeta e tyre ndryshoi për mirë.

‘Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikut, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun, që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh’,– tha blogerja.

“Ka pasur ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale, ashtu dhe në anën shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës sime. Jam shumë i lumtur, se ka marrë përmasa drastike në karrierën time dhe për mua si person. Si në anën profesionale, edhe në anën shpirtërore ka evoluar totalisht”, – tha PM.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjilani importon pikë nga stadiumi “Riza Lushta”

Story i radhës

​Hajdari: Ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar në Kosovë

Të fundit nga