Gjesti human i Gigi Hadid, paratë nga “Muaji i Modës” dhurohen për ukrainasit

March 7, 2022
1 minut lexim

Derisa Ukraina po përballet me luftë nga agresioni rus, personazhe të ndryshme kanë filluar humanitetin.

Një gjë të tillë, e ka bërë edhe modelja, Gigi Hadid.

Modelja paratë që i fitoi gjatë “Muaji i Modës”, do t’ua dhurojë personave në Ukrainë.

Modelja këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.

“Fakti që ’Muaji i Modës’ është planifikuar në një orar që dmth kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave të ndjeshme dhe traumatizuese të historisë. Ne nuk kemi asnjë ndikim por do të donim të ecnim ‘para diçkaje. Kjo është arsyeja pse unë e ndjek shembullin e mikut tim, Mica Arganaraz dhe premtoj që të ardhurat nga shfaqjet e mia do t’ua dhuroj njerëzve që po vuajnë nga lufta në Ukrainë dhe do të vazhdoj të mbështes ata që po e përjetojnë të njëjtën gjë si në Palestinë. Sytë dhe zemrat tona duhet të qëndrojnë të hapura ndaj çdo lloj padrejtësie. Që të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër e motra, përtej politikës, racës dhe fesë. Sepse në fund të fundit lufta paguhet me jetë të pafajshme, jo nga krerët. Qëndroni larg Ukrainës, qëndroni larg Palestinës. paqe. paqe. Paqe.”, ka shkruar modelja.

Kujtojmë që babai i modeles, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze. Ndërsa nëna e saj është ish-modelja holandeze Yolanda Hadid.

Image

Postimi në Instagram

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksperti amerikan: Ose Putini bie, ose në Evropë ekziston rreziku i një Lufte të re të Ftohtë

Story i radhës

Arrestohet 44-vjeçari në Shkodër, po i jepte makinës në gjendje të dehur, çfarë i gjeti policia

Të fundit nga

ShkoLartë