gjermania optimiste per negociatat ministrja per europen luhrman te mbajme premtimin per tiranen e shkupin 61ed3dbe88717

Gjermania optimiste për negociatat/ Ministrja për Europen Luhrman: Të mbajmë premtimin për Tiranën e Shkupin

January 23, 2022
1 minut lexim
bandicam 2022 01 18 01 42 48 066 752x440 1 750x430 1

Gjermania nuk e shikon si pengesë por e konsideron premtues angazhimin e Francës për të modernizuar procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Pas vizitës në Tiranë dhe Shkup, ministrja e shtetit për Evropën dhe klimën, Ana Luhrman shprehet optimiste për hapjen e negociatave dyuke vënë theksin tek vijimi i reformave.

Anna Lührmann
MINSTRE PER EVROPEN, GJERMANI
“Franca ka dërguar një sinjal shumë të qartë, me programin e presidencës së Këshillit të BE-së, ku perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka marrë rëndësi qëndrore. Presidenti Macron e ka theksuar se ka një perspektivë anëtarësimi, sinjalet nga Parisi janë shumë inkurajuese. Është shumë e rëndësishme që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime.”

Ministrja Luhrman përsëriti edhe njëherë se bashkëpunimi në rajon orientohet fuqishëm nga perspektiva evropiane dhe rrjedhimisht ai duhet të jetë gjithëpërfshirës.

“E kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje është arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet.”

Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ka mbështetjen e fortë të bllokut sa i takon sulmeve hibride që vijnë kryesisht nga Rusia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nenvarianti i ri ngre shqetesimet per nje vale tjeter te covid 19 61ed3ba73a5b6
Story i mëparshëm

Nënvarianti i ri ngre shqetësimet për një valë tjetër të COVID-19

kujdes neser do te kete minim ne autostraden kercove oher 61ed4718c1024
Story i radhës

Kujdes! Nesër do të ketë minim në autostradën Kërçovë-Ohër

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë