Gjermania mund të dënohet nga FIFA, Flick: Do ta pranojmë!

November 26, 2022
1 minut lexim

Trajneri i përfaqësueses gjermane, Hansi Flick, është shfaqur sot para gazetarëve për të folur rreth ndeshjes ndaj Spanjës i vetëm, pa asnjë prej lojtarëve përkrah. Një vendim që do të përballet me një ndëshkim nga FIFA, pasi kjo e fundit kërkon që ditën para ndeshjes të jetë trajneri dhe një lojtar në konferencë.

“Nuk deshëm që udhëtimin për këtu ta bënte ndonjë lojtar, pasi zgjat thuajse 3 orë vajtje-ardhje.

Lojtarët duhet të përgatiten për stërvitjen në një fazë të rëndësishme. Ne do ta pranojmë këtë gjë”, tha ai, i pyetur rreth mungesës së lojtarit përkrah tij dhe ndëshkimit të mundshëm nga FIFA

Natyrshëm që më pas vëmendja u zhvendos te ndeshja ndaj iberikëve dhe Flik kishte elozhe për kundërshtarin. “Luis Enrike ka formuar një skuadër me cilësi fantastike. Lojtari im i preferuar, Tiago, nuk është aty, ndaj mund ta shihni se çfarë cilësie kanë në dispozicion.

Gavi dhe Pedri? Cilësitë që kanë në këtë moshë të re është fantastike. Në dy vitet e fundit, ata janë zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer dhe kanë gjetur vend në ekipin kombëtar. Ata janë përshtatur shumë, shumë mirë.

Unë jam i kënaqur me atë që shoh te skuadra ime. Nesër do të shohim në fushë një skuadër që e di se çfarë është në lojë dhe që do të bëjë gjithçka për të fituar”, premtoi Flik kthesën e “pancerave”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Filmi nga Kosova “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shikohet në Netflix

Story i radhës

(VIDEO) Kovaçevski i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë