(VIDEO) Kovaçevski i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski është I bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se qeveria është stabile, madje edhe mund të zgjerohet me prurje të reja.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Maqedonia e Veriut do të ketë zgjedhje në vitin 2024, fillimisht do të kemi zgjedhje presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.

I pari i qeverisë është pyetur edhe për  hyrjen eventuale të partisë Aleanca për Shqiptarët në qeveri. Kovaçevski tha se ka pasur takime me kryetarin e  ASH-së, Arben Taravari, por sqaroi se deri më tani nuk kanë bisedur për ndarje resoresh. Ai  deklaroi se kanë bisedur për rrugën evropiane të shtetit.

SINKRON:DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Për zgjerimin e Qeverisë kam biseduar edhe me kryetarin e ASH Arben Taravarin. Aty kemi biseduar ekskluzivisht për rrugën evropiane të shtetit dhe të gjitha vendimet që duhet të merren me një konsensus të gjerë politik në Kuvend, mbi të gjitha këtu kam parasysh zgjerimin e rrugës evropiane të shtetit dhe ligjet nga sfera e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe përballja me krizën ekonomike”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk ka përmendur asnjë ofrim të ndonjë ministrie për ASH-në. Ai tha se  se nëse do të ketë bisedime konkrete për hyrjen në Qeveri, atëherë sigurisht që do të shqyrtohen të gjitha dikasteret për të parë se cilat janë përparësitë, afinitetet e partisë politike në një fushë të caktuar dhe pastaj mund të diskutohet.

Kovaçevski gjithashtu deklaroi se nuk dëshironë të spekulojë asgjë, nëse do të largohet ndonjë ministër ose ndoshta do emërohet ndonjë i ri, pasi sipas tij, një gjë e tillë nuk është etike, pasi ende është herët.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Gjermania mund të dënohet nga FIFA, Flick: Do ta pranojmë!

Story i radhës

Kancelari Scholz mbështet futbollistët që mbyllën gojën në Katar

Të fundit nga