Gjermania ia jep një goditje të fuqishme Rusisë

February 26, 2022
1 minut lexim

Gjermania ka qenë ndër shtetet më të ashpra me sanksione ndaj Rusisë dhe po vazhdon njëlloj.

Së fundmi, raportohet se Gjermania ka njoftuar se aleatët kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga SWIFT.

Por jo vetëm. Gjermania gjithashtu ka thënë se ajo dhe aleatët kanë vendosur të limitojnë mundësinë e Bankës Qëndrore Rusë që t’i prekë rezervat për ta mbështetur Rublën.

Sot gjatë ditës gjithashtu është paralajmëruar se SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të tjera të bllokut perëndimor po mendojnë për sanksione ndaj Bankës Qëndrore Ruse.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Gjermania është shteti i parë që ka vendosur t’i dërgojë ndihma ushtarake Ukrainës në rezistencën e tyre ndaj agresionit rus.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xherdan Shaqiri debuton në Amerikë

Story i radhës

Duhet shkundur regjimin kriminal të Vladimir Putinit

Të fundit nga

ShkoLartë