Gjermania e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Lituani

February 22, 2022
1 minut lexim

Gjermania mund të dërgojë më shumë trupa në Lituani, pasi Rusia njohu dy rajonet në lindje të Ukrainës si të pavarura, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes.

“Është e qartë se ne duhet të zbatojmë masa më të rrepta parandaluese”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë një konference të përbashkët për media në Vilnius me homologun e saj lituanez.

Lituania është shtet anëtar i NATO-s dhe në jugperëndim kufizohet me Rusinë.

“Dua të theksoj se ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa ajrore dhe tokësore. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa në Lituani si shenjë se jemi së bashku me partnerët tanë dhe se jemi partner të besueshëm në kriza”, tha ajo.

Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.

Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar të “pakuptimtë”./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Bellum Omnium Contra Omnes”, apo Të gjithë kundër të gjithëve…?!

Story i radhës

Si të dalloni një manipulues përpara se të godasë?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë