Gjermania çfarë (nuk) e njohin të gjithë

January 23, 2022
min lexim

Sikur jemi mësuar të lexojmë ose dëgjojmë shpesh mbi popullin ose racën e pastër të gjermanëve (arianëve) fisnik dhe mitik, me moral, qëndrim dhe karakter të fortë epik dhe kalorsiak.

Ndërkohë që shteti dhe kombi i madh gjerman (së bashku me vëllezërit e tyre në Austri dhe Zvicër)- ne shqiptarëve gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim më se vështiri dhe kur ndodheshim në rrezik.

Për shkak të ndikimit dhe fuqisë së saj shkencore, kulturore, financiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: U mor vesh se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose baraspeshë globale ose universale në marrëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombëtare.

Në këtë frymë, fusha kryesore e gjermanëve dhe Gjermanisë, thuhet se është koha, ndërsa feja, besim, ideali dhe vizioni i tyre kryesor si janë arritjet, zhvillimet ose përparimet e vazhdueshme sociale, ekonomike, industriale ose teknologjike gjithandej globit. E sidomos paqja, siguria dhe bashkëpunimet ose kooperimit e gjithmbarshme politike, shkencore, kulturore, industriale (teknologjike) dhe ekonomike gjithandej globit.

Se këndejmi, Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane etj.

Në Republikën Federale të Gjermanisë jetojnë diku afro 78 ose 😯 milion gjerman.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i gjermanëve gjithandej kontinentit dhe globit tonë e tejkalojnë diku shifrën e 2OO milionëve. Duke i llogaritur këtu me tepër se 😯 milion qytetar amerikan me origjinë gjermane, me miliona gjerman në Kili, Argjentinë, Brazil, Kanada, Australi, Zelandë të Re, Spanjë, Çeki, Poloni, Prusinë Lindore (Rusi), Rumani, Hungari etj.

Pa i harruar këtu Republikën (e vjetër) të Austrisë së bashku me gjermanët e Konfederatës Helvetike (Zvicrës), ata në Elzas dhe Lorenë (Lotringi) të Francës, Flandri të Belgjikës, në Schleswigun e Veriut në Danimarkë, në Kleipede dhe Eupede, Tirolin Jugor dhe gjetkë.

Rënia ose shembja e ‘perdes së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemeve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”, multipolare ose subllokiste-sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

Ndërkaq, në Republikën Federale të Gjermanisë, thuhet se jetojnë dhe punojnë me tepër se 4OO.OOO shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera.

Një digresion:

Populli dhe lidershipet politike shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, mendojë se është koha e fundit të mendojnë dhe reflektojnë mbi angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të shtetit dhe kombit të madh gjerman në lirinë (çlirimin) dhe pavarësinë e Kosovës. E sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur Gjermania për herë të parë pas LDB-së, u angazhua ushtarakisht jashtë territorit të saj, duke iu bashkuar qëndrimit të vendosur anglo-amerikan ose anglo-sakson për çlirimin e Kosovës dhe shqiptarëve.

Këtu, pos UÇK-s, me theks të posaçëm duhet falënderuar edhe filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, i cili shumë vite me radhë, Selisë së Shenjë (Pontifikanit) në Vatikan, Berlinit, Romës, Parisit, Vjenës, Zagrebit, Londrës dhe Uashingtonit, ua bëri të qartë orientimin dhe frymën perëndimore ose oksidentale të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me rolin dhe misionin epokal dhe historik të kishave tona shqiptare katolike në ideologjinë ose kualitetin e lartë shtetëror, nacional, çlirimtar, kulturor dhe patriotik të shqiptarëve.

Ndaj, nëse përngjasimet ose analogjitë e njohura në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës (Akuinskit) e Shën Jeronimit, janë formula ose dëshira e njëjtë (identike)-për të pajtuar filozofinë me fenë ose religjionin: Analogjia dhe apologjia e qasjes letrare, kulturore ose sociofilozofike të Dr. Ibrahim Rugovës ndaj Dr. Pjetër Bogadanit, është qëmtimi, formula dhe dëshira e kamotshme shkencore ose humaniste për të pajtuar lëvizjen ose luftën çlirimtare dhe patriotike në Kosovë me edukatën, kulturën, moralin, religjionin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera sublime, relevante ose suplementare të Perëndimit. (Mendimet janë të pavarura ose personale.)

Dr. Rugova, dikur tha se: ‘ushtarët dhe shkrimtarët, janë gjithmonë pranë tokë..’. A nuk është kjo edhe një dëshmi tjetër në sfond.

Ideologjia ose kauzaliteti shtetëror, nacional, fetar, kulturor, historik, çlirimtar ose patriotik i shqiptarëve, dikur janë ruajtur, kultivuar dhe mbrojtur kryesisht nëpër kishat tona shqiptare.

Edhe Pjetër Bogdani dikur (me 16O9) së bashku me mbi 15OO vullnetar shqiptar, i shkuan Gjneral Picolomit si ushtar ose kalorës shqiptar për të mbrojtur Vjenën nga turqit osmanlinj. Nejse!

Kapitulli i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, siç dihet, është mbyllur ose ka përfunduar tani e 21 vjet me parë, me fitoren epokale dhe monumentale të UÇK-së dhe forcave të Natos-kundër soldateskës dhe njësiteve (hordhive) të tjera kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit.

Ndërkaq, edhe akterët ose protagonistët e njohur të ngjarjes ose ndodhjes, nuk janë më aty si dikur.

U morr vesh se rrokullisja e serishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetëvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet.

Lidershipi shqiptar ose kosovar, duhet patur kujdes, respekt dhe konsideratë maksimale ndaj faktorit të njohur gjerman dhe anglo-amerikan!

Në vazhdim: Përse (pse) kancelari i dikurshëm gjerman, Gerhard Schroder nga ana e ish bashkëpunëtorit (ministrit) të tij të dikurshëm, Oskar Lafontaine, asokohe krahasohej me ish kancelarin gjerman të viteve të 30-ta të shekullit të kaluar, Heinrich Brunning ?!

Thuhej se Gjermania asokohe ndodhej në krizë ekonomike. Numri i madh i të papunëve (mbi katër milion) së bashku me masat e shumta kursimtare, recesive ose restriktive, kishin bërë që koalicioni qeveritar kuq-gjelbër nën kancelarin Schroder të ishte në thumb të kritikës së opozitës konservatore (CDU-CSU) dhe opinionit të gjerë gjerman.

Falimentimet e shumta të firmave dhe koncerneve të fuqishme gjermane, sikur ishin bërë një përditshmëri dhe realitet i hidhur në këtë vend te madh. Kjo për shkak te si thuhej “krizave të ndryshme konjunkturale dhe manufakturale këtu dhe në gjithë botën”, të shkaktuara pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2OO1 në SHBA-s.

Në anën tjetër ndërkaq, për shkak të tè ashtuquajturës ‘marrëveshjes së brishtë’ rreth Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës si dhe “JO-së” së njohur gjermane ndaj luftës se atëhershme në Irak, marrëdhëniet e përgjithshme në relacionin Gjermani – SHBA kishin pësuar ftohje dhe një përshkallëzim të hutueshëm ose permanent. Opozita konzervatore gjermane vazhdonte te akuzonte asokohe kancelarin Schroder për një ‘përkeqësim të raporteve’ tradicionale me aleaten e madhe – SHBA, si dhe për një ‘flirt’ apo përqafim mashtrues me presidentin rus -Vladimir Putin.

Kosova – nisma e krizës ne bordin e Schroder-it

Se këndejmi, vargut të kritikave dhe ‘linçimeve’ publike ne adresë të kancelarit të atëhershëm gjerman Gerhard Schroder, kishte kohë që përmes shkrimeve, librave dhe kollumeve të ndryshme në shtypin qendror, si dhe në mediumet e ndryshme elektronike, iu është bashkangjitur edhe Oskar Lafontain, ish kryetar i SPD-së dhe ish Ministër i Financave në Kabinetin Qeveritar të z. Schroder; i cili këtë të fundit, kancelarin Schroder, e krahasonte me ish kancelarin gjerman të viteve 30-ta të shekullit të kaluar, Heinrich Brunning i cili së bashku me presidentin e atëhershëm Hindenburg, konsiderohen si ‘varrmihësit’ dhe shkaktarët kryesorë për shkatërrimin e “Republikës së Weimarit”, pas rënies së të cilës pushtetin në Gjermani do e merrnin Adolf Hitler dhe ” Reichu i Trete Gjerman”.;

Së këndejmi “aversionet, diskrepancat, divergjencat dhe disonancat e shumta në mes këtyre dy figurave të njohura politike në Gjermani, datonin shumë herët..”, tërhiqnin vërejtjen asokohe analistët e këtushëm politik. Mbase që nga koha e zgjedhjes së Schroderit për lider të pakontestueshëm të socialdemokrateve gjerman, përkatësisht me rastin e zgjedhjes së tij per kancelar të Gjermanisë më 1998; Për ta arritur kështu kulminacionin e tyre me rastin e dorëheqjes së papritur të z. Lafontain nga posti i Ministrit të Financave në ‘Qeverinë Schröder’ në vitin 1999, që thuhej se kishte ndodhur për shkak të mospajtimeve të këtij të fundit (Lafonatain) me koston e lartë të angazhimit të forcave ajrore gjermane gjatë luftës në Kosovë.

Krahasimi në dukje ishte i paqëndrueshëm…

Krahasimi i këtillë nga ana e një politikani dhe ish funksionari të lartë të shtetit dhe të politikës gjermane siç ishte asokohe Oskar Lafontain, për momentin e përgjithshëm politik dhe historik në Gjermani, të dukej shumë i pavend. Kjo në radhë të parë për faktin se rrethanat e përgjithshme politike dhe historike në Gjermani dhe në Evropën e Bashkuar e postbllokiste, kishin ndryshuar (për të mirë) në mënyrë substanciale dhe esenciale. Gjermania duke qenë Lokomotiva kryesore e Unionit Evropian dhe njëra prej vendeve me te fuqishme te globit: Sot është njëra ndër vendet më të rëndësishme politike, ushtarake, financiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike në të gjithë rruzullin tokësor. Trupat e Bundeswehrit Gjerman kishte kohë që ndodheshin të angazhuara ose dislokuara në misione të ndryshme paqësore në shumë vende dhe rajone te ndryshme anekënd globit, si në Kosovë, Afganistan, Herceg Bosnje, Somali, Kuvait, etj.

Ndërkohë që kontributet dhe investimet e përgjithshme të shtetit dhe ekonomisë gjermane në kuadër të të ashtuquajturit ‘Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore’, ishin më të fuqishmet. Në Kosovë sidomos. Gjithnjë duke u mbështetur në krahasimin e sipërpërmendur të Oskar Lafontainit, gjegjësisht në historikun e bujshëm të ish Republikës së Weimarit.

Kujt i ipte (jepte) të drejtë historia?

Siç dihet, vendimet spektakulare të Traktatit të Versailles më 1919, popullit gjerman atëbotë i sollën vështirësi të shumta ekonomike, sociale, financiare, buxhetore, konjukturale, politike etj. Vitet 1922 dhe 1923 në Gjermani do mbahen në mend si vitet e një krize të madhe sociale, ekonomike dhe politike. Inflacioni i lartë së bashku me masat recesive në vitin paraprak (1922) ia kishin bërë të pamundur Gjermanisë pagesën e borxheve dhe reparacioneve të shumta (pos tjerash, mbi 132 miliardë marka në ari)- ndaj Vendeve të Antantës.

Shih për këtë, për të siguruar pjesën e vet të ‘borxhit’ nga ana e Gjermanisë fqinjë, Franca (së bashku me Belgjikën) në vitin 1923, do e invadojnë ushtarakisht rajonin më të pasur dhe më të fuqishëm industrial të Gjermanisë – krahinën e njohur të Ruhrit.

Gjermanët atëbotë do reagonin me një të të ashtuquajtur” rezistencë pasive”. Duke e ndërprerë kështu si të thuash totalisht procesin e prodhimit industrial ose teknologjik etj. Në këtë kuadër (të kundërshtimit dhe rezistencës së tyre ndaj okupimit francez)- populli gjerman do jetë i bashkuar dhe tepër unik. Banka Nacionale Gjermane do e bënte devalvimin e markës së atëhershme gjermane.

Në anën tjetër ndërkaq, amerikanët dhe britanikët duke shprehur mospajtimin e tyre ndaj okupimit francez të krahinës së Ruhrit, asokohe do të angazhohen për forma të tjera presioni politik dhe diplomatik ndaj Gjermanisë në përmbushjen e obligimeve të saj reparative ndaj Antantës së Madhe.

Ndonëse, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson ia kishte propozuar dhe prezantuar Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqen dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjashme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigje ose reagim indiskret ose insubordinues ndaj vendimeve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “viteve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuadër të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët.

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premten e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxheve ose reparacioneve luftarake të shteteve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.

Ndërkaq, për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, Qeveria Gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste “rezistencën” e saj. Duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake.

Dhe si rezultat i saj, Qeveria Gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që te zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e djathta ekstreme në Gjermani, atëbotë krizën dhe pakënaqësitë e shumta në vend i kishin shfrytëzuar për një luftë të pakompromis për pushtet-kundër Qeverisë së atëhershme gjermane. Forcat e reja konservatore dhe djathtiste dhe paria e vogël nacionalsocialiste nën Adolf Hitlerin, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1923, do e organizonin një puç ose grushtshtet të vogël ushtarak në Munih (Munchen), të cilin qeveria e atëhershme e Bavarisë në bashkëpunim me forcat e armatosura do e shuanin ose ngufasnin me forcë. Duke e shuar në këtë mënyre aktivitetin e lëvizjes së atëhershme nacionalsocialiste për disa kohë ose vite me radhë.

Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit Gjermanisë do t’i jepeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj.

Aty ishin edhe “Traktati i Locarnos” me 1925 mbi njohjen e kufijve të Francës nga ana e Gjermanisë së bashku me “Marrëveshjen e Rapalit” me 1922 nè mes Gjermanisë dhe ish Bashkimit Sovjetit (BRSS), “Planin e Youngut” në “Konferencën e Gjenevës” me 1929 etj.

E çliruar një trohë nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake.

Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit.

Siç u cek me sipër, e “Premtja e zezë” në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimi i recesionit dhe krizës botërore, Gjermanisë asokohe do i sillte fatkeqësi dhe probleme të shumta. Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e përgjithshme gjermane ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj. Kryesisht nga kapitali amerikan.

Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë. Duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pakonsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta, do thelloheshin vazhdimisht.

Qarqet dhe strukturat e fuqishme konjunkturale dhe nomenklaturale të vendit, kishin vendosur të favorizonin dhe mbështesnin ‘planin’ e Adolf Hitlerit i cili ishte zotuar për përfundimin e menjëhershëm të ‘luftës klasore’ në Gjermaninë e atyre viteve dramatike. Kancelarèt Von Papen, Wilhelm Marx, Muller dhe gjeneral- mareshalët e njohur Schleicher dhe Hindenburg që e kishin zëvendësuar Heinrich Brünningun në postin e kancelarit, asokohe ishin vetëm ” kuaj trojan” ose ‘kukulla politike’ -para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit më 30 janar 1933.;

Duke shkatërruar dhe varrosur në këtë mënyrë edhe atë trohë demokracie të mbetur nga Republika e Weimarit. Kjo për faktin se në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 31 korrik 1932, nacionalsocialistët i kishin fituar mbi 37% të votave në Reichstagun e atëhershëm gjerman. Duke u pozicionuar kështu si forca më e madhe politike në vend.

Ndërkaq me rastin e vdekjes së presidentit Hindenburg, më 2 gusht 1934, Adolf Hitleri ishte bërë edhe president i Gjermanisë. Duke qenë në ndërkohë edhe kancelar edhe president i vendit.

Ndaj sido që të jetë, pyetja kryesore lidhur me shkatërrimin e Republikës së Weimarit dhe futjen e Gjermanisë nën te të ashtuquajturën ‘diktaturën irracionale’ të Adolf Hitlerit, kryesisht gjen përgjigjen në diktatet e njohura ” urbi et orbi” ose ” ultima ratio” -kundër Gjermanisë në ‘Traktatin e Madh’ të Versailles (Versajës) së vitit 1919.

U mor vesh se vendimet ose diktatet e njohura “urbi et orbi” ose “ultima ratio” të “Antantë së Madhe”-kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919, së bashku me lëvizjet ose përpjekjet e njohura reaksionare, “revolucionare” ose bolshevike të Kurt Eisnerit dhe komunosocialistëve të tjerë mbi ngritjen ose konstituimin e të të ashtuquajturës “Republikës Sovjetike të Bavarisë” ose “republikave” tjera me koncepte dhe ideologji bolshevike ose rusosovjetike” në Gjermani: Sipas politologëve dhe historianëve të specializuar dhe kompetent, çuan në rënien ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të “Republikës së Vajmarit” (Weimar Republik) në Gjermaninë e viteve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar.

Ndryshe nga kjo, bazat e industrisë dhe ekonomisë gjermane gjatë viteve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar (sidomos në fushën e xehetarisë ose mineralogjisë, ose thënë me mirë në industrinë ose teknologjinë e përpunimit të hekurit, plumbit, zinkut, çelikut, arit ose argjentit etj.) ishin aq të forta ose të fuqishme, saqë edhe përkundër reparacioneve të rënda ushtarake ose luftarake të Gjermanisë ndaj “Antantës së Madhe”-atëbotë funksionin me metodat e njohura racionale dhe integrale ose integrative.

Berlini i atyre viteve nuk ishte vetëm qendër rezidenciale, politike, financiare ose ekonomike, por edhe një metropole e shkëlqyer përmasash globale ose planetare.

Wolfgang Kappe, gjenral-mareshallet e njohur Paul von Hindenburg dhe Erich von Falkenheim, Wilhmel Marx, Friedrich Ebert, Gustav Stresseman, Heinrich Brüning, Franc von Papen, Max Badenski, Müller, Philipp Shiedeman, Lüdenberg, Landberg, Ditman, Bart dhe të tjerë, gjatë asaj kohe ishin figurat qëndrore të politikës gjermane për të cilët kam shkruar edhe më herët.

Ndryshe nga kjo, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1919, Socialdemokratët gjerman nuk e kishin siguruar shumicën në parlament, kështu që Socialdemokratët gjerman (SPD) kishin qenë të detyruar të bashkëpunonin ose bashkëqeverisnin me Partinë Demokrate Gjermane (DDP) dhe Qendrën Katolike Gjermane, për të formuar Qeverinë e atëhershme gjermane në frymën e “Republikës së Vajmarit”, si dhe duke e mbrojtur dhe siguruar në ndërkohë edhe Prusinë.

Ndërkaq, në vitin 192O, Garnizoni i Berlinit do të bënte grushtet (puç) ushtarak kundër qeverisë së majtë, duke e sjellur në pushtet afaristin dhe industrialistin e njohur gjerman, Wolfgang Kappe dhe forcat e qendrës së djathtë.

Ndërkohë që Partia Komuniste ose e majta ekstreme në Gjermani, gjatë asaj periudhe do shënonin një rritje të ndjeshme, duke e ngritur ose themeluar edhe të të ashtuquajturën “Republikën Sovjetike të Bavarisë” me 7 prill të vitit 1919, e cila do të anulohej me forcën e njohur ushtarake me 3 maj të vitit 1919.

Edhe ethët ose pandemia e njohur spanjolle (menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore!) edhe në Gjermani e kishin bërë të vetën.

P.S. Gjermania sot…

Me afro 45 milion punëtorë të rregullt si dhe me një buxhet dhe suficit të madh financiar, tregtar ose ekonomikë që kapin shifrën e qindra miliarda ose biliarda eurove ose dollarëve amerikan, Gjermania e sotme është padyshim njëra prej fuqive ( superfuqive) kryesore të globit.

Mos të flasim këtu mbi rolin dhe angazhimet e njohura kolosale dhe titanike të Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish Kancelares Merkel në strehimin dhe menaxhimin e krizës së madhe të refugjatëve të shumtë nga Siria dhe na e gjithë bota në këtë vend të madh.

Ndërkohë që angazhimet dhe kontributet e fuqishme të Gjermanisë dhe ish Kancelares gjermane, Dr. Angela Merkel për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, mund të vlerësohen epokale dhe historike. Pa dashur të zgjatemi kësaj radhe me tepër në këtë tematikë të rëndësishme e cila i tejkalon kornizat e këtij vështrimi.

Në fund: Përse ky shkrim dhe ky interesim imi (yni )-rreth kësaj tematike?

Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane etj.

Nga ana tjetër, Gjermania është shteti që para, gjatë dhe pas luftës, u bëri më së shumti vend shqiptarëve të Kosovës. Llogaritet që edhe sot në Gjermani gjenden rreth 300 mijë shqiptarë nga Kosova me leje të ndryshme qëndrimi.

Rëndësia e këtij fakti është e pakontestueshme kur dihet gjendja ekonomike e kosovarëve dhe shkalla e lartë e papunësisë në vendin tone. Asnjëherë gjatë historisë shqiptarët, veçmas ata të Kosovës, nuk kanë qenë të varur më shumë në shtetin dhe kombin e madh gjerman.

Ndaj, edhe interesimi i shqiptarëve për një Gjermani të fortë dhe stabile në planin politik dhe ekonomik, asnjëherë nuk do ketë qenë më i madh se sot. Sidomos për periudhën në vijim ku edhe procesi i ” liberalizimit te vizave” kryesisht varet prej shtetit dhe popullit ( kombit) te madh gjerman.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shfuqizimi i qeverisë teknike – VMRO nesër dorëzon në Kuvend propozimin

Story i radhës

Mali i Zi – Është qeveria e pakicës zgjidhja e krizës?

Të fundit nga

ShkoLartë