gjermania 52 miliarde e per ushtrine fondi aprovohet javen e ardhshme 6939953508ad0

Gjermania, 52 miliardë € për ushtrinë, fondi aprovohet javën e ardhshme

December 10, 2025
1 minut lexim

Gjermania vijon rrugëtimin e saj drejt përforcimit të forcave të armatosura, për të ushtruar një sistem mbrojtjeje gjerman dhe evropian përballë kërcënimit rus.

Sipas agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, javën e ardhshme Komisioni i Shpenzimeve në Bundestag pritet të aprovojë një tjetër paketë të rëndësishme shpenzimesh ushtarake, me vlerë 52 miliardë euro.

Bëhet fjalë për fondin e vënë në dispozicion nga Olaf Scholz, pikërisht në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, kur kancelari i atëhershëm njoftoi “zhvillimin epokal”.

Sipas “Bloomberg”, pjesën dërrmuese të shpenzimeve do ta zënë uniformat dhe pajisjet e personelit ushtarak, me mbi 20 miliardë.

Gjithashtu është parashikuar një porosi për 200 tanke të armatosura të llojit “Puma”, me vlerë 4 miliardë euro; si dhe blerja e sistemit të ri të mbrojtjes “Shigjeta 3”, i prodhuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

I nxitur nga paralajmërimet e shërbimeve të inteligjencës, se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda 2029-s, kancelari aktual Friedrich Merz ka njoftuar prej kohësh se Gjermania do të ketë ushtrinë tradicionale më të fortë të Evropës.

Berlini zyrtar synon të marrë përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e BE-së, duke iu përgjigjur nevojave të NATO-s, por rrugëtimi nuk është i lehtë sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturore.

Ushtria gjermane numëron aktualisht 180 mijë ushtarë dhe 100 mijë rezervistë dhe pritet që brenda 2035-s të arrijë në 250 mijë ushtarë dhe 200 mijë rezervistë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kqz nuk e certifikon listen e kandidateve te listes serbe 693995226167b
Lajmi i mëparshëm

KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

pjese e trashegimise se njerezimit kuzhina italiane hyn ne unesco 6939970e330b4
Lajmi i radhës

Pjesë e trashëgimisë së njerëzimit, kuzhina italiane hyn në UNESCO

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë