Një vajzë nga Italia, e cila ishte me pushime me prindërit e saj, vdiq pasi një statujë guri i ra në një hotel në Munih, tha policia gjermane.
Një statujë me peshë rreth 200 kilogramë ra mbi një vajzë shtatëvjeçare në oborrin e hotelit mbrëmjen e së premtes, transmetojnë sot mediat gjermane.
Njerëzit në vend arritën t’ia hiqnin statujën fëmijës dhe të thërrisnin një ambulancë, por ajo vdiq më vonë në një spital në Munih.
Ende nuk dihet pse ka rënë statuja, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin tragjik.