Gjermani, digjet gabimisht kufoma e një shtetasi turk

December 22, 2022
1 minut lexim

Trupi i pajetë i një shtetasi turk, i cili vdiq në Hannover të Gjermanisë, është djegur gabimisht pasi është ngatërruar me një kufomë tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, shtetasi Abdülkadir Sargın ka ndërruar jetë më 14 dhjetor në Shërbimin e Urgjencës të Spitalit MHH të Hanoverit.

Më vonë u zbulua se trupi i Sargın-it ishte ngatërruar me atë të një gjermani gjatë përgatitjeve të bëra për ta larë kufomën dhe mbuluar në përputhje me metodat islame.

Pikëllimi i familjes së Sargın u shtua kur ajo kontaktoi Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të spitalit dhe mësoi se trupi ishte djegur.

Siç njoftohet, familja do të nisë procedura ligjore lidhur me rastin.

Mësohet se Konsullata e Përgjithshme e Türkiyes në Hannover është në kontakt të ngushtë me të afërmit e të ndjerit në Türkiye dhe fëmijët e tij në Gjermani dhe ka ofruar mbështetjen e nevojshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kemi festa, lum e mjerë ne, pagat dhe pensionet “nën dhe”, çmimet “mbi re”!!!

Story i radhës

Fshatrat e Malishevës po përballen me mungesë të energjisë elektrike tash e 24 orë

Të fundit nga

TikTok po shkon drejt ndalimit në SHBA

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në pronësi të së cilës është rrjeti social TikTok.
ShkoLartë