Gjermanët po kanë llogari, po i mbushin veturat me karburante në Poloni!

February 26, 2022
1 minut lexim

Shoferët nga lindja e Gjermanisë po kalojnë gjithnjë e më shumë kufirin për të furnizuar me karburant. Shumë nga ta po shkojnë në Poloni për tu furnizuar me naftë dhe benzinë.

Rritja e çmimeve të karburantit në Gjermani erdhi pas rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia. Shpferët mund të përdorin aplikacione që tregojnë se ku është karburanti më i lirë.

Janë të pakta vendet ku mund të gjesh benzinë në 1.80 euro për litër në Gjermani, ose naftë nën 1.60. Në Poloni ka rënie të ndjeshme të çmimit të derivateve pas uljes së taksës mbi vlerën e shtuar, shkruan Indeksonline.

Në Poloni, benzina është më e lirë se në Gjermani me 60 cent për litër dhe nafta me 45 cent për litër. Kush e mbush plot rezervarin, kursen rreth 30 euro.

Sipas Welt , rreth 300 deri në 400 pika karburanti në Gjermani mund të falimentojnë për shkak të diferencës së madhe në çmim në krahasim me Poloninë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si t’i ndihmoni fëmijët të krijojnë vetëbesim?

Story i radhës

Vendosja e bazës policore në Bërnjak, reagon Serbia

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë