Gjeorgiev: Hapja e klubeve në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari përkeqëson marrëdhëniet mes dy shteteve

November 6, 2022
1 minut lexim

Bashkëkryesuesi i komisionit maqedono-bullgar për çështje historike, Dragi Gjorgjiev, tha se edhe pse hapja e klubeve bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas ka për qëllim të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, kjo temë nuk ndikon në punën e komisionit. Ai shtoi se e vetmja gjë që aktualisht zvarrit punën e tyre, është situata e paqartë politike në Bullgari. Ekspertët ende nuk janë marrë vesh për figurën e Goce Delçev.

Është evidente që hapja e atyre klubeve, sidomos atyre bullgare në Maqedoni, kanë qëllim tjetër, gjegjësisht t’i përkeqësojnë marrëdhëniet mes maqedonasve dhe bullgarëve, dhe këtu dukshëm bëhet fjalë për një politikë të qëllimshme, e cila ndoshta kryhet në disa qendra tjera, jashtë Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kontesti politik në Bullgari ndikon në punën e komisionit dhe unë mendoj se anëtarët e Komisionit nga ana e Bullgarisë në një far mënyrë e ngadalësojnë punën e komisionit. Është evidente se situata e paqartë politike në Bullgari ndikon tek ata që disa punë të shkojnë më ngadalë”, tha Dragi Gjorgjiev për Radio Evropa e Lirë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Leter politikanëve të paqes dhe veteranëve të luftës!

Story i radhës

Granit Xhaka vë në siklet gazetarin

Të fundit nga

ShkoLartë