Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka paralajmëruar se ndryshimet klimatike po kërcënojnë prodhimin e energjisë në mbarë botën.
”Valët e të nxehtit dhe thatësirat po ulin nivelet e ujërave nëntokësore, duke krijuar probleme për hidroelektricitetin ose ftohjen e termocentraleve bërthamore”, theksoi WMO në Gjenevë.
Stuhitë dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit po rrezikojnë gjithashtu infrastrukturën në shumë vende. WMO është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, mandati i së cilës mbulon motin, klimën dhe burimet ujore.
Raporti vjetor i OBT-së mbi gjendjen e shërbimeve klimatike thotë se sektori i energjisë është përgjegjës për tre të katërtat e emetimeve të gazrave serrë të prodhuara nga njeriu që nxisin ndryshimet klimatike. Prandaj është thelbësore të ndryshohet rrënjësisht prodhimi.
Bota nuk do të jetë në gjendje të kufizojë ngrohjen globale në 1.5 gradë siç parashikohet nëse prodhimi i energjisë elektrike nga burime të pastra nuk dyfishohet në tetë vitet e ardhshme.
Burimi: GAZETA.MK