Standardin e ardhshëm të HDMI, quajtur HDMI 2.2 mund ta shohim brenda pak javësh. Sipas një e-mail nga HDMI Forum dërguar për mediat, një specifikim i ri HDMI do të prezantohet ditën e Hënë më 6 Janar në Panairin e Teknologjisë CES 2025 në Las Vegas.
Detajet rreth këtij specifikimi mungojnë por sipas raportimeve HDMI 2.2 sjell rezolucione dhe frekuenca rifreskimi më të larta por do të nevojitet një kabëll i ri HDMI.
Kanë kaluar 7 vite që nga debutimi i HDMI 2.1. Në 2023 u përditësua në versionin 2.1b në 2023 për të mbështetur më shumë bandwidth deri në 48Gbps dhe rezolucione deri në 10K.
Specifikimi i ri do të jetë një teknologji e gjeneratës së re me më shumë bandwidth sipas e-mailit të dërguar nga HDMI Forum. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al