Raportohet se Apple ka planifikuar të prezantojë disa modele të reja Mac me çipin M2 këtë vit sipas Bloomberg.
Sipas raportit kompania do të prezantojë MacBook Pro 13-inç, Mac Mini, iMac 24-inç dhe një MacBook Air të ridizajnuar me çipin e ri M2.
Apple nuk ka dhënë asnjë detaje në lidhje me çipin M2 por pritet të jetë diçka më i shpejtë sesa M1 dhe të ndajë të njëjtën arkitekturën prej 8 bërthamash.
Janë bërthamat grafike ato të cilat mund të marrin një rritje të konsiderueshme dhe numri i bërthamave do të shkojë nga 7 dhe 8 në 9 dhe 10.
Sakaq në 2023 kompaia do të prezantojë modelet Pro dhe Max të M2 njëlloj siç veproi me çipin M1 ndërsa të njëjtën vit të zbulojë edhe M3.
Është bërë një vit që nga debutimi i procesorit M1, çipit të pare ndërtuar nga vetë Apple në Nëntor të 2020-ës. Disa muaj më vonë prezantoi M1 Pro dhe M1 Max ndërsa Intel vazhdon të distancohet nga procesorët Intel.
Sa i takon axhendës, Bloomberg thotë se Apple do të prezantojë Mac e rinj në Mars dhe më pas në Maj dhe Qershor. /PCWorld Albanian