Procesorët e ardhshëm desktop Raptor Lake Refresh nga Intel duhet të vinë nga muaji Tetor dhe tani sapo jemi informuar rreth asaj çfarë mund të presim duke bërë çdo gjë më interesante sidomos në segmentin e mesëm.
YouTuberi RedGamingTech ka postuar konfigurimet e bërthamave për Raptor Lake Refresh, që është gjenerata e 14-të e procesorëve Intel, megjithatë çdo informacion të pazyrtarizuar ende duhet ta shohim me një sy skeptik.
Konfigurimet e bërthamave për procesorët e ardhshëm vijojnë si mëposhtë:
- Core i9-14900/K/F: 8 bërthama performance + 16 bërthama efikasiteti
- Core i7-14700/K/F: 8 bërthama performance + 12 bërthama efikasiteti
- Core i5-14600/K/F: 8 bërthama performance + 8 bërthama efikasiteti
- Core i5-14500: 6 bërthama performance + 8 bërthama efikasiteti
- Core i5-1400/F: 6 bërthama performance + 8 bërthama efikasiteti
- Core i3-14300: 6 bërthama performance
- Core i3-14100/F: 6 bërthama performance
Siç mund të shikoni i vetmi procesor konfigurimi i të cilit nuk ka ndryshuar është Core i9-14900K i cili mund të shoh vetëm një rritje frekuence për të gjeneruar më shumë performancë.
Ndërkaq Core i7-14700K ka shtuar 4 bërthama efikasiteti.
Në segmentin e mesëm janë edhe informacionet më interesant ku pasardhësi i Core i5-13600K ka dy bërthama më shumë performance. Kështu Core i5-14600K ka të njëjtin numër bërthamash performance prej 8 siç modelet i7 dhe i9 të gjeneratës së 14-të.
Core i5-14400 gjithashtu ka 4 bërthama më shumë efikasiteti në total prej 14 të tilla nga 10 bërthama që kishte Core i5-13400 ku 6 ishin performance dhe 4 ishin efikasiteti.
Një ndryshim i madh është bërë edhe tek linja Core i3 e cila tashmë ka 6 bërthama performance në vend të 4 bërthamave. Nëse ky informacion është i saktë do të jetë një presion i lartë që vendoset tashmë mbi AMD, kompani e cila vijon të ruajte konfigurimet tradicionale të procesorëve me 6, 8, 12 dhe 16 bërthama ku të gjitha janë performance. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL