Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel “kokë më kokë” me seritë Ryzen 7000 të AMD

June 6, 2022
1 minut lexim

Gjenerata e ardhshme e procesorëve Intel me emrin e koduar “Raptor Lake” do të përballen me seritë Ryzen 7000 të AMD në fund të vitit.

Sipas raportimeve Core i9-13900K do të jetë 15% më i shpejtë sesa paraardhësi Core i9-12900K duke ndezur kështu një luftë të vërtetë mes dy gjigantëve të procesorëve.

Intel bëri bujë me debutimin e gjeneratës së 12-të vitin e kaluar dhe sjellë arkitekturën e re big.LITTLE ku brenda një procesori desktop adoptohet një qasje e njëjtë me procesorët mobile duke kombinuar bërthama performance me efikasiteti.

Rritja e performancës krahasuar jo vetëm me gjeneratën 11-të, bëri që procesorët Intel të rifitojnë kurorën nga AMD si procesorët më të shpejtë.

Sipas insajderëve të industrisë, Core i9-13900K arrin një rezultat prej 2,300 pikësh me një bërthamë në testimet Geekbench 5. Aktualisht i9-12900K shënon 1936 pikë për bërthamë ndërsa flagshipi AMD në shitjet Ryzen 9 5950X shënon 1689 pikë për bërthamë.

Kështu procesori i ri i Intel është deri në 35% më i shpejtë sesa flagshipi i AMD. Raportohet se këtë rritje performance me gjeneratën e 13-të, Intel do ta arrijë me rritjen e cache dhe frekuencës deri në 5.8Ghz.

Të gjithë sytë tashmë janë drejt rivalit të AMD, seritë Ryzen 7000 që pritet të sjellin rritje performance mes 16-19% për bërthamë. Nëse kemi parasysh këtë parashikim atëherë presim që performanca për bërthamë e AMD të jetë rreth 1800-1900 pikë dhe që i bie që “Raptor Lake” të jetë ende 20% më i shpejtë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thatësirat në Amerikën perëndimore rrisin shqetësimin për furnizimin me ujë

Story i radhës

Diablo Immortal probleme në telefonët Samsung me procesor Exynos

Të fundit nga

ShkoLartë