Diablo Immortal probleme në telefonët Samsung me procesor Exynos

Pas thuajse 4 vite pritje nga prezantimi i lojës, Blizzard lançoi këtë javë Diablo Immortal në Android, iOS dhe PC. Menjëherë pasi loja debutoi, lojtarët me telefonë Samsung ishin të gjithë në Reddit dhe forume të tjera për tu ankuar në lidhje me problemet teknike.

Në disa pajisje me çipet Exynos të kompanisë, Diablo Immortal thjeshtë është e pamundur të luhet ku një problem madhor është pasqyrimi i dobët i teksturave.

“Jemi duke hetuar problemet që disa pajisje Samsung Galaxy me çipe Exynos po hasin,” tha një përfaqësues i kompanisë Blizzard. “Për momentin nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të bllokojnë shkarkimin për këto pajisje derisa të adresojmë problemin.”

Në mesin e smartfonëve të prekur janë Galaxy S10, Note 10 dhe A51 5G. Megjithatë ankesa ka pasur edhe për modelet e fundit siç është Galaxy S22.

Nëse keni një variant me procesor Qualcomm nuk do të vëreni asnjë problem dhe mund të luani pa asnjë pengesë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel “kokë më kokë” me seritë Ryzen 7000 të AMD

Story i radhës

Tentoi ta mbyste bashkëshorten duke e lidhur rreth qafës me litar, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga