Londra është në alarm pasi një paketë e dyshimtë u gjet pranë Downing Street, ku ndodhet zyra e kryeministres britanike Liz Truss, shkruan Daily Mail.
Sipas një zyrtari qeveritar, ndërtesat përgjatë Whitehall dhe Downing Street janë evakuuar të gjitha dhe janë bllokuar rrugët.
Në Whitehall, i vendosur midis Dhomës së Komunave dhe Sheshit Trafalgar, ndodhen një sërë zyrash qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Incidenti po hetohet nga Policia e Westminster.