Një shtetas sirian rreth 30 vjeç është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të hene në Malësi të Madhe.
Viktima është gjetur orës 20:50, jashtë një banese të braktisur pranë stadiumit në Koplik, pa shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi.