Një person është gjetur të enjten pa shenja jete në Prishtinë dhe policia po e heton ngjarjen si vdekje të dyshimtë.
Policia njofton se në afërsi ku edhe është gjetur trupi i viktimës, është gjetur një pistoletë me tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dhe rasti po hetohet.
“Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”.