Gjendet i vdekur basketbollisti, e la një mesazh për gruan e tij

December 17, 2024
1 minut lexim

Sporti i basketbollit është tronditur në ditën e sotme.

Basketbollisti letonez, Janis Timma është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në Moskë.

Basketbollisti i ekipit Manbus Obradoiro u gjet pa shenja jete në një hotel në kryeqytetin rus, ndërsa pranë trupit të tij u gjet edhe një shkrim lamtumire për gruan e tij, njoftojnë mediat letoneze.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje pasi nuk ka shenja apo elemente të veprës penale – vrasjes.

“Më thirr Ana”, shkruante në telefonin e tij, duke iu drejtuar gruas së tij.

32 vjeçari duket se nuk ka mundur ta përballojë dot divorcin me gruan e tij kështu që vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Përfaqësuesi letonez ka luajtur për disa ekipe si Baskonia, Olympiacos, Khimki, UNICS, Zenit etj, ndërsa me Letoninë debutoi në vitin 2013 dhe ka luajtur për Kombëtaren e tij në turneun kualifikuar për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Duam të martohemi me BE”/ Rama: Grupkapitulli gjashtë jo i vështirë, jemi në harmoni me politikat e unionit

Story i radhës

Moment historik për Threads – platforma numëron 300 milionë përdorues

Të fundit nga

ShkoLartë