gjendet droge e fshehur ne ushqime ne paraburgimin e 313 dyshohet per hashash dhe kokaine 6a8d81b3778b1

Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313, dyshohet për hashash dhe kokainë

August 25, 2026
1 minut lexim

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjatë kontrollit në ambientet e paraburgimit të 313, është konstatuar një sasi lënde narkotike e fshehur në ushqime, bëjnë me dije burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se bëhet fjalë për hashash dhe kokainë.

Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).

Zbulimi i lëndës narkotike vjen në një kohë kur kontrollet në institucionet penitenciare kanë evidentuar edhe raste të tjera të futjes së sendeve të ndaluara.

Vetëm një ditë më parë, gjatë një kontrolli në burgun e Fushë-Krujës, është gjetur një telefon celular. Ndërkohë, një tjetër celular ishte konstatuar javën e kaluar në burgun e Peqinit.

Kontrollet synojnë evidentimin dhe parandalimin e futjes së lëndëve narkotike, telefonave celularë dhe sendeve të tjera të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hykolli i kunderpergjigjet akuzave te sindikates se kek ut mos u merrni me neve 6a8d813285012
Lajmi i mëparshëm

​Hykolli i kundërpërgjigjet akuzave të sindikatës së KEK-ut: Mos u merrni me neve

fshati zviceran ne panik nga rreziku i shembjes se nje akullnaje 6a8d821d8b7bb
Lajmi i radhës

Fshati zviceran në panik nga rreziku i shembjes së një akullnaje

Të fundit nga

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Sot mbushen 28 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri
ShkoLartë