hykolli i kunderpergjigjet akuzave te sindikates se kek ut mos u merrni me neve 6a8d813285012

​Hykolli i kundërpërgjigjet akuzave të sindikatës së KEK-ut: Mos u merrni me neve

August 25, 2026
min lexim

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, u është kundërpërgjigjur akuzave të Sindikatës së Re të KEK-ut, e cila e kritikoi për mungesë reagimi ndaj çështjeve që lidhen me të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve.

Hykolli për KosovaPress, tha se kjo sindikatë, në vend se të merret me BSPK-në, duhet të angazhohet më shumë për interesat e punëtorëve, duke theksuar se ajo nuk është pjesë e BSPK-së.

Hykolli: Sindikata e Re e KEK-ut është mirë të punojë më shumë në të mirë të punëtorëve

“Sa i përket akuzave të Sindikatës së Re të KEK-ut, nuk kam ndonjë informacion, përndryshe ata është mirë të punojnë më shumë në të mirë të punëtorëve, për arsye se ata nuk janë pjesë e BSPK-së. Ata do të punojnë shumë që të vijnë edhe të bëhen pjesë e BSPK-së. Siç e dini edhe ju, ata janë të përjashtuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës edhe nuk kanë nevojë me u marrë me BSPK-në. Unë jam në kontakt të përhershëm me Sindikatën e Elektro-Ekonomisë të Kosovës ku kemi qenë edhe jemi prezentë tek punëtorët e Trepçës, i kemi vizituar të gjithë dhe para disa ditëve unë kam treguar për rrezikun të punëtorëve. Jam non-stop në komunikim të drejtpërdrejtë me partnerët socialë, që ne sa më parë të jemi, krah punëtorëve”, ka thënë Hykolli.

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka shpallur “heronj të punës” katër kolegët e tyre që humbën jetën në vendin e punës – Migjen Sadikun, Milazim Binakun, Haxhi Gojnovcin dhe Arbenit Ahmetin.

Fotot e tyre, në një aksion simbolik janë vendosur, të martën, para zyrave të selisë së KEK-ut, në Prishtinë.

Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se krahas aksionit para KEK-ut, sindikata do të zhvillojë edhe një aksion simbolik, të mërkurën, para Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) teksa kritikoi udhëheqjen e kësaj të fundit se nuk ka reaguar sa duhet për çështjet që lidhen me të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

28 vjet nga renia e ismet jasharit 6a8d6aafcdd9b
Lajmi i mëparshëm

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

gjendet droge e fshehur ne ushqime ne paraburgimin e 313 dyshohet per hashash dhe kokaine 6a8d81b3778b1
Lajmi i radhës

Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313, dyshohet për hashash dhe kokainë

Të fundit nga

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Sot mbushen 28 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri
ShkoLartë