fshati zviceran ne panik nga rreziku i shembjes se nje akullnaje 6a8d821d8b7bb

Fshati zviceran në panik nga rreziku i shembjes së një akullnaje

August 25, 2026
1 minut lexim

Komuna Randa, e cila gjendet në Kantonin e Wallisit, ka lëshuar një paralajmërim për shkak të lëvizjeve të dukshme intensive të akullnajës Bisgletscher.

Autoritete vendore bëjnë të ditur se pjesë të caktuara të akullnajës tregojnë paqëndrueshmëri të lartë, gjë që shton rrezikun e shembjes së masave të mëdha të akullit.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë mbyllur disa shtigje ecjeje e ngjitjeje në këtë zonë dhe u kanë bërë thirrje banorëve e turistëve që t’u përmbahen me rreptësi udhëzimeve dhe sinjalizimeve në terren.

Zonat malore po monitorohen vazhdimisht nga ekspertët e gjeologjisë me pajisje matëse, për të përcjellë çdo zhvendosje të mëtejshme të masës së akullit dhe për të parandaluar çfarëdo rreziku për zonat e banuara në afërsi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet droge e fshehur ne ushqime ne paraburgimin e 313 dyshohet per hashash dhe kokaine 6a8d81b3778b1
Lajmi i mëparshëm

Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313, dyshohet për hashash dhe kokainë

brooks nader terheq vemendjen me fustan te kuq 6a8d82df273cd
Lajmi i radhës

Brooks Nader tërheq vëmendjen me fustan të kuq

Të fundit nga

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Sot mbushen 28 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri
ShkoLartë