Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve të mitur

July 12, 2023
1 minut lexim

Vdekja e dy vëllezërve rumunë, 6 dhe 7 vjeç ka tronditur Italinë.

Ata u gjetën pa shenja jete  gjatë natës në një rezervuar  në Manfredonia të Pulias. Dy fëmijët ishin larguar nga shtëpia pasditen e së martës.

Prindërit gjetën këpucët jashtë rezervuarit, i cili është tre metra i thellë.

Për momentin nuk dihet nëse dy vëllezërit kanë rrëshqitur apo janë zhytur në ujë për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta.

“Ishte me të vërtetë një operacion dramatik, nuk mund të themi asgjë tjetër,” u thanë gazetarëve zjarrfikësit e Pulias.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ideatori i logos për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderohet me çmim të Argjendtë në SHBA

Story i radhës

73-vjeçari Arsene Wenger shijon pushimet në Mykonos me një grua misterioze

Të fundit nga

ShkoLartë