Gjenden mbetje mortore të tre personave në Mitrovicë, dyshohet të jenë të luftës së fundit

July 12, 2023
1 minut lexim

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se janë gjetur mbetjet mortore të tre personave, të cilët dyshohen të jenë viktima të luftës së fundit në Kosovë.

Gara bëri të ditur se mbetjet mortore u gjetën pas gërmimeve në fshatin Vidimriq të Mitrovicës.

Të dhënat e mëtutjeshme sipas Garës, do të saktësohen pasi të përfundojmë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore përfshirë analizën e ADN-së.

“Gërmimet vlerësuese të filluara sot në lokacionin në fshatin Vidimriq, Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e 3 individëve /personave , viktima të luftës, që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Sigurisht këto të dhëna do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore , përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, ka thënë ai.

Lokacioni në Vidimriq sipas Garës “është një nga rastet/ lokacionet e trajtuara pas një pune intensive në kuptim të shqyrtimit të hollësishëm te të gjitha të dhënave , pra analizimit të tyre nga ana e institucioneve kompetente të lartcekura në bashkëpunim me ekspertët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe EULEX-it”.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhekson përfundon nga Egnatia në elitën e Turqisë

Story i radhës

Arta Nitaj me pushime në jug të Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë