“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur”: Selena flet për ndarjen nga Justin Bieber

November 4, 2022
1 minut lexim

Selena Gomez gjeti qëllim në dhimbjen e saj, pas ndarjes së famshme me Justin Bieber, duke thënë se ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur.

Në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”, Selena foli për fundin e marrëdhënies së saj me Justin Bieber, në vitin 2018, ndërkohë që diskutoi mbi hitin e saj, “Lose You to Love Me”.

Ajo tregoi se kontaktoi me tekstshkruesit, Julia Michaels dhe Justin Tranter, në mënyrë që të krijonin një këngë, e cila do të shpjegonte ndjesitë e këngëtares.

“U shkrova Julia Michaels dhe Justin Tranter dhe u thashë se mendoja se isha gati që thjesht të thoja që jam e trishtuar. E shkruam këngën për 45 minuta”, tha ajo, duke theksuar se është koha më e shkurtër në të cilën ka shkruar një këngë.

“Është më shumë se një dashuri e humbur. Tregon për faktin që unë mësova të zgjedh veten, të zgjedh jetën, por edhe të shpresoja që të tjerët të gjenin paqen gjithashtu”, shtoi Selena.

Selena dhe Justin kanë pasur një marrëdhënie të gjatë, me pauza të shpeshta. Pas ndarjes së tyre të bujshme në vitin 2018, Justin për shumë pak kohë u martua me Hailey Bieber.

Fakti që gjithçka ishte shumë publike e rëndoi edhe më tepër situatën.

“Gjithçka ishte kaq publike. U ndieva e përndjekur nga marrëdhënie e shkuar. Pastaj, thjesht e lashë të shkonte dhe nuk kisha më frikë”, saktësoi Sel.

Edhe pse ajo nuk hyri në detaje mbi lidhjen e saj, sërish u shpreh se ndihej e lodhur nga lidhja e vazhdueshme me Bieber, por tanimë, ka gjetur qetësinë dhe dritën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Familjet siriane bëjnë thirrje për veprim ndaj ndryshimeve klimatike

Story i radhës

Paratici befason Juventus-in dhe Milan-in

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë