gjate kontrolleve ne objekte gastronomike ne shkup arrestohen 14 persona 626e614358fed

Gjatë kontrolleve në objekte gastronomike në Shkup, arrestohen 14 persona

May 1, 2022
1 minut lexim
download

Mbrëmë zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike në zonën e Shkupit, duke privuar nga liria 14 persona, për shkak të dyshimit për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Mbrëmjen e kaluar 30.04/01.05.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup në bashkëveprim me Njësitin e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup është kryer kontrollë në objekte gastronomike në rajonin e Shkupit, gjatë të cilave janë arrestuar 14 persona, për shkak të dyshmit të bazuar për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kësaj, tek A.G.(210, S.N.(24), S.D.P.(25), A.Z.(24), H.J.(18), M.K.(23), A.N.(28) është gjetur marihuanë, derisa te S.S.(18), S.V.(33) I.T.(25), M.K.(29), L.N.(19) dhe K.M.(29) është gjetur materie pluhur ngjyrë e bardhë, kurse te T.B. (22) materie ngjyrë e bardhë në gjendje të ngurtë, ndryshe të gjithë nga Shkupi.

Personat janë arrestuar në stacion policor dhe kundër tyre do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 215 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin eMPB .

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne prizren zona e ish fabrikave u shnderrua ne markete dhe ndertesa banesore 626e5ea98c9a2
Story i mëparshëm

Në Prizren, zona e ish-fabrikave u shndërrua në markete dhe ndërtesa banesore

intelektualet e bojkotojne ndeshjen ndaj drenices 626e63cf5879e
Story i radhës

“Intelektualët” e bojkotojnë ndeshjen ndaj Drenicës

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë