“Intelektualët” e bojkotojnë ndeshjen ndaj Drenicës

Tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë njoftuar se nuk do të jenë në stadium për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen ndaj Drenicës në Gjilan.

Përmes një njoftimi në Instagramin e tyre, ata e lanë edhe një mesazh misterioz.

“Intelektualët njoftojnë anëtarët që sot nuk do të paraqiten në ndeshjen Drita-Drenica! Ne e duam Dritën, jo paratë”, thuhej në postimin e tyre.

Nuk dihet arsyeja pse tifo grupi ka vendosur që ta bojkotojë këtë ndeshje.

Drita gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, pa gjasa për titull kampioni dhe po ashtu e ka pothuajse 100% të siguruar garimin në kualifikimet për Conference League.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjatë kontrolleve në objekte gastronomike në Shkup, arrestohen 14 persona

Story i radhës

Përplasja e bujshme publike/ Avokati i Bleona Qeretit paralajmëron Evi Kokalarin: Ndalo shpifjet, ose shihemi në gjyq!

Të fundit nga