Katër persona kanë humburë jetën si pasojë e COVID-19, gjatë muajit janar, ndërsa në të njëjtin muaj janë regjistruar 187 raste me koronavirus, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas raportit të institutit, ëshë shënuar ulje e rasteve për 9.2 per qind në krahasim me dhjetorin 2023 dhe për 73.7 për qind krahasuar me janarin e vitit 2023.
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
“Gjatë janarit janë regjistruar katër viktima si pasojë e komplikimeve me COVD-19, me çka, numri i përgjithshëm i personave që kanë humburë jetën që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 9 979 të vdekur”.
Që nga filimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 350.504 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa qyeti i Shkupit vazhdon të mbetet vatra e pandemisë.
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
“Pjesa më e madhe e të prekurve është regjistruar në Shkup, ndërsa incidenca më e madhe është shënuar në Ohër”.
Në muajin e kaluar 67persona kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa deri më 31 janar 2024 në Maqedoninë e Veriut, me dy doza, janë të vaksinuar 857.256 persona.
Raporti i Institutit gjithashtu thotë se po stabilizohet aktiviteti i gripit stinor në rajonin e Evropës. Dominant vazhdon të jetë virusi i gripit të tipit A, ku gjatë muajit janar janë shënuar 5.716 të prekur nga gripi. Në anën tjetër, gjatë muajit janar të vitit 2024 janë paraqitur 1.182 raste me sëmundje akute ngjitëse, pa COVID-19, grip, turbekulozë, hepatit e të ngjashme.
Kujtojmë që, në kryeqytet së fundmi ëhstë shpallur epidemi përshkak të kollës së keqe, me çka fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar, nuk mund të pranohen nëpër çerdhe.