gjate 24 oreve jane ngritur 27 aktakuza kunder 34 personave 639319bd8fcdf

Gjatë 24 orëve janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave

December 9, 2022
1 minut lexim

Prokuroria e Shtetit në në njoftim për media ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve, prokuroritë themelore kanë ngritur 27 aktakuza, kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

media zvicerane per xhaken i forte kunder serbise por 639319b6af575
Story i mëparshëm

Media zvicerane për Xhakën: I fortë kundër Serbisë, por…

kompanite ushqimore mund te aplikojne deri me 20 dhjetor per energji elektrike te subvencionuar 63931a1ac332b
Story i radhës

Kompanitë ushqimore mund të aplikojnë deri më 20 dhjetor për energji elektrike të subvencionuar

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë