Granatimet ruse në një lagje banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës kanë vrarë gjashtë persona dhe plagosur 16, sipas një zyrtari lokal.
Guvernatori rajonal, Oleh Synehubov, tha se sulmi goditi distriktin Saltivka, shkruan Skynews.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, duke thënë:
“Kjo është një goditje dredharake dhe cinike ndaj civilëve pa asnjë justifikim, duke treguar pafuqinë e agresorit. Ne nuk mund të falim.
Ne do të hakmerremi për të”.