Gjashtë të vrarë në sulmin me raketa në Lviv

April 18, 2022
1 minut lexim

Më herët u raportua se pesë sulme me raketa goditën qytetin perëndimor, ku refugjatët ukrainas po ikin në kufirin me Poloninë.

Guvernatori rajonal i Lviv Maksym Kozystkiy, tha se gjashtë persona u vranë dhe tetë u plagosën në sulmet, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Tre raketa goditën objektet e infrastrukturës ushtarake, tha ai, ndërsa një goditi një objekt zëvendësimi të gomave të makinës.

Qyteti nuk ka parë një sasi të madhe luftimesh gjatë pushtimit të Rusisë, megjithëse ka pasur një sërë sulmesh ajrore – duke përfshirë një që goditi një objekt të magazinimit të karburantit disa javë më parë.

Lviv është rreth 70 km nga kufiri me Poloninë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Play Off’: Phoenix Suns arrin fitore ndaj New Orleans Pelicnas

Story i radhës

BDI: Refuzimi i rritjes së rrogës së arsimtarëve prej 2.500 denarë është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve

Të fundit nga

ShkoLartë