Gjashtë muaj luftë, Ukraina shpenzoi mbi 11 miliardë dollarë për ushtrinë

1 minut lexim

Janë bërë gjashtë muaj që prej se nisi pushimi rus i Ukrainës.

Që nga ajo kohë kanë humbur jetën shumë njerëz, shumë të tjerë janë shpërngulur nga Ukraina dhe mijëra ndërtesa janë bërë rrafsh me tokën.

Mirëpo, që nga shpërthimi i luftës Ukraina ka marrë miliarda dollarë ndihma të cilat janë duke vazhduar.

Ukraina pret deri në 16 miliardë dollarë më shumë mbështetje financiare këtë vit nga aleatët e saj të huaj, pasi kërkon para për të ndihmuar në përballimin e pushtimit të Rusisë.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, tha në një deklaratë se ndërsa vendi mbetet i balancuar financiarisht, ai është mbështetur në ndihmën nga jashtë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ukraina deri tani ka shpenzuar rreth 11.5 miliardë dollarë për ushtrinë që nga shpërthimi i luftës, si në paga ashtu edhe në blerje pajisjesh dhe mbrojtjesh.

Story i mëparshëm

“Tenderat sekret janë rritur me 18 herë”- Berisha: Rama firmosi 420 mln euro dhe sot s’është në punë asnjë djegës!

Story i radhës

Dorëzohet Serbia? Vuçiç: Duam gjetjen e një zgjidhjeje me Kosovën!

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,