Klubi i futbollit Gjakova ka emëruar trajnerin e ri.
Timoni i ekipit iu është besuar Arben Lleshit.
Gjakova garon në Ligën e Dytë të Kosovës.
“Nga sot trajner i Seniorëve të KF Gjakova do të jetë Arben Lleshi me kolegun e tij Lirim Dujaka.
Deri tani dihet se ka qenë trajneri Gëzim Daka i cili për shkaqet e tij personale largohet nga detyra e trajnerit.
Gëzimi do të jetë pjesë e klubit, do të vazhdojë të kontribojë në postin e drejtorit të klubit”, njofton KF Gjakova.