​Giresse flet për vendimin e Kurtulus: Jam i zhgënjyer

May 27, 2022
min lexim

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur sot konferencën për media pas grumbullimit të ekipit për ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme këto për Ligën e Kombeve. Ai u shpreh optimist për të katër ndeshjet ndërsa konfirmoi se të gjithë lojtarët e ftuar janë të gatshëm për paraqitje.

Konferenca nisi me njoftimin se futbollisti i Hammarbyt, Edvin Kurtulus, i cili më parë ishte kapiten i Kombëtares U21 dhe që së fundmi ishte në listën e Alain Giresse për ndeshjet e qershorit, e ka njoftuar FFK-në se ka bërë zgjedhjen e tij, duke vendosur të luajë për Suedinë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës nuk e fshehu zhgënjimin ku komentoi edhe vendimin e fundit të Kurtulus.

Giresse: Jam i zhgënjyer padyshim, por ai ishte i kënaqur me vendimin e tij

“Pa dyshim jam i zhgënjyer, mirëpo çfarë të bëj unë. Nuk mund të shkoj në Suedi dhe t’i them atij eja luaj për Kosovën. Ai ishte kapiten i Kombëtares U21. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë dhe vendimi i takon atij. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte meodomos minutazh”, tha ai.

Duke iu rikthyer sfidave të qershorit, Giresse deklaroi se për të arritur objektivat për këto katër ndeshje kërkohet që skuadra të bëjë një paraqitje sa më të mirë dhe të respektojë në maksimum kundërshtarët në fushën e lojën.

Giresse: Duhet të kemi një paraqitje të mirë në këto katër lojë që t’i arrijmë objektivat tona

“Qëllimi ynë, për t’iu përgjigjur pyetjes, është që në të kemi performancë sa më të mirë në këto katër lojë, do të thotë dy lojë jashtë dhe dy lojë brenda. Qëllimi ynë është të përgatitemi sa më mirë për këto lojë, do të thotë lojë pas loje të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që ti arrijmë ato pritshmëritë tona”, tha Giresse.

Kosova ndeshjen e parë e luan si mysafire kundër Qipros, më 2 qershor, derisa më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë dhe Irlandës së Veriut, për ta përmbyllur këtë grumbullim me ndeshjen si mysafire kundër Greqisë, më 12 qershor.

I pyetur se cilën ndeshje e cilëson më të vështirë, përgjigja e Giresse ishte se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe nuk janë të lehta, dhe nëse skuadra fillon të nënvlerësojë kundërshtarët, atëherë kjo do të jetë pikënisje drejt dështimit.

Giresse: Nëse e nënvlerësojmë dikë do të jetë nisja drejt dështimit

“Unë do të përgjigjesha ndryshe, do të thosha që nuk ka ndeshje të lehtë, sepse nëse nisemi me mendimin që për neve ekziston një lojë e lehtë, atëherë kjo është ndoshta nisja drejt dështimit, nuk guxojmë t’i konsiderojmë kështu ndeshjet. Në futboll duhet modesti. Të trajtohet secila lojë veç e veç dhe për secilën lojë ta japim maksimumin dhe jo të hyjmë me idenë se kjo lojë është e vështirë e kjo lojë është e lehtë”, tha Giresse.

Më tej, trajneri francez foli edhe për gjasat që Kosova të jetë lider i grupit, ku pavarësisht hezimit për të premtuar ndonjë sukses të tillë, u shpreh optimist se ky objektiv mund të arrihet.

Giresse: Nuk dëshirojmë të premtojmë para lojës, por, pse mos të jemi në vendin e parë

“Pse jo, pse mos të jemi në vendin e parë. Nuk dëshiroj të diskutoj se a i kemi mundësitë apo nuk i kemi. Nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do të futemi, do ta marrim secilën lojë veç e veç, dhe pse jo në fund të fundit të jemi lider i grupit, mirëpo të shohim”, tha Giresse.

Sa i përket mungesës së Rashanit dhe Hadërgjonajt, ai ka thënë se lojtarët kërkuan që të mos përfshihen në këto ndeshje për shkaqe personale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tradhtia u bë virale/ Vjehrri dhe vjehrra që filmuan nusen e djalit në krevat me të dashurin – e pësojnë keq nga policia

Story i radhës

Komuna e Sarajit memorandum bashkëpunimi me Univerzitetin për turizëm dhe menaxhment,pranon 15 bursa në dispozicion të komunës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë