“Gigi Hadid preferon të fokusohet tek vajza e saj, jo tek Leonardo DiCaprio”

December 25, 2022
1 minut lexim

Një person i afërt me modelen e njohur ka shpjeguar arsyet pse nuk do të jetë kurrë me aktorin.

Gigi Hadid është shumë më e fokusuar në rritjen e vajzës së saj sesa të merret me aktorin Leonardo DiCaprio.

Fotot e DiCaprios me modelen 23-vjeçare Victoria Lamas u publikuan këtë javë , por sipas raportimeve të huaja, Hadid nuk shqetësohet për to, pasi nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë serioze me DiCaprion.

Një burim i tha Page Six se DiCaprio dhe Hadid, teksa ishin së bashku  në shtator gjatë Javës së Modës në Nju Jork, nuk donin të fillonin një lidhje. Burimi tha: “Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”. Modelja 27-vjeçare ka një vajzë 2-vjeçare të quajtur me ish-partnerin e saj dhe ish-këngëtarin e One Direction, Zayn Malik.

Një tjetër faktor që i bën ata të mos duan të fillojnë një lidhje serioze me njëri-tjetrin është se DiCaprio ka një orar mjaft intensiv udhëtimesh falë punës së tij.

Aktori fitues i çmimit Oscar ishte së fundmi në Miami dhe tani ndodhet në Los Angeles. “Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të”,   shtoi personi i afërt me Hadid.

Nga ana tjetër, motra e modeles, Bella , asnjëherë nuk e ka pranuar lidhjen e saj me  DiCaprion dhe ndoshta vendimi i Gigit është edhe për këtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Do të detyrohen të hanë edhe kafshët shtëpiake”/ Media publikon videon e frikshme: Si Putin i përshkruan Krishtlindjet

Story i radhës

Pse Krishtlindjet festohen me 25 dhjetor

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë