“Do të detyrohen të hanë edhe kafshët shtëpiake”/ Media publikon videon e frikshme: Si Putin i përshkruan Krishtlindjet

Presidenti Vladimir Putin duket se ka nisur një fushatë për të shpërndarë frikë dhe tmerr tek shtetet europiane, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në rrjetet sociale, është publikuar një video e transmetuar nga media ruse “Russia Today”, një urim “antieuropian” për Krishtlindje.

Në video paraqitet kontrasti i festës së Krishtlindjeve në 3 vitet e fundit. Në vitin 2020-2021, paraqitet një festë Krishtlindje normale mes një familje që gëzojnë me pemën dhe me ushqimet.

Protagonist është një kavje, që është dhe kafsha e tyre shtëpiake. Në vitin pasardhës, 2021-2022 kur nisi edhe kriza energjitike në Europë, familja paraqitet pa drita në shtëpi.

Ndërsa në vitin 2022-2023, familja është pa energji elektrike dhe vetëm me një pjatë supë duke ngrënë. Në një moment, kryefamiljari nxjerr nga goja një fiongo që e mbante të veshur kafsha shtëpiake, duke treguar se atë e kishin gatuar.

Russia Today shkruan në mesazhin e shpërndarë përmes videos se: Në një vit, europianët do të detyrohen të hanë dhe kafshët e tyre shtëpiake nëse nuk i japin Putinit atë që do.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjyqtari i finales Argjentinë-Francë e pranon gabimin

Story i radhës

“Gigi Hadid preferon të fokusohet tek vajza e saj, jo tek Leonardo DiCaprio”

Të fundit nga